E infektuar me COVID-19, ndërron jetë në moshën 59-vjeçare infermierja nga Lushnja
Një tjetër humbje nga COVID-19 në radhët e bluzave të bardha.
Bëhet fjalë për infermieren 59-vjeçare nga Lushnja Nurie Bace.
Lajmin e ka bërë të ditur Urdhri i Infermierit, ku përmes një statusi në rrjete sociale, i shpreh ngushëllimet familjarëve dhe kolegëve të 59-vjeçares dhe e vlerëson atë për punën e bërë me profesionalizëm e virtyte të larta njerëzore.
Njoftimi i plotë i Urdhrit të Infermiereve:
Një tjetër infermier u largua nga armata e UISH
Me hidhërim njoftojmë ndarjen nga jeta të infermieres nga Lushnja , Zj.Nurie Bace , 59 vjeç, e prekur nga covid-19.
Dashuria për profesionin , shërbimi me profesionalizëm, virtyte që e shoqëruan në cdo çast të punës së saj me pacientet
Në emër të Urdhrit të Infermierit të Shqipërisë iu shprehim ngushëllime të sinqerta familjarëve dhe kolegëve .