E infektuar me Covid, 22-vjeçarja lind para kohe
Një 22-vjeçare shtatzënë, e cila ndodhej e shtruar në Spitalin Infektiv prej disa ditësh, i është nënshtruar lindjes së parakohshme pasi gjendja e saj shëndetësore është përkeqësuar.
E reja, ndodhej në intubim dhe është futur menjëherë në sallën e operimit, ku po merr pjesë edhe një staf mjekësh nga materniteti “Nëna Geraldinë”.
Një ditë më parë, një 22-vjeçare nga Korça, ndërroi jetë pas disa javësh qëndrim në Spitalin Infektiv.
Dy javë më parë viktima u detyrua të sillte në jetë një fëmijë me lindje të parakohshme edhe pse ishte 8 muaj shtatzënë.