E izoluar në shtëpi, Jozefina Topalli publikon foton shumë speciale për të dhe jep mesazhin e rëndësishëm për shqiptarët

Ish-kryeparlamentarja Jozefina Topalli, ka dhënë një mesazh për të gjithë shqiptarët në këtë kohë të vështirë kur po përballemin me virusin vdekjeprurës. Topalli ka postuar një foto familjare ku shfaqet së bashku me të ëmën dhe nipin e saj përmes së cilës bën thirrje për të gjithë qytetarët që të ruajnë veten në këtë situatë tragjike.

Duke shfaqur tre breza në një foto, Topalli na tregon edhe njëherë se sa e rëndësishme është që të gjithë të respektojmë rregullat në mënyrë që çdo anëtarë i familjes të jetë i shëndetshëm dhe të mos ua cenojmë, pa dashje, jetën e tyre.

“Ju përshëndes nga zemra, uroj të jeni mirë ju dhe familjet tuaja , nga kjo situatë kaq tragjike dhe ky virus i përhapur. Ruani veten dhe të tjerët. Ju përshëndes miqësisht”, shkruan Topalli në Instagram.

 

SHKARKO APP