“E ka hapur të fshehë paratë”, punonjësin e zuri korenti, denoncimi te Berisha: Kompania e internetit në pronësi të djalit të Rrahman Rrajës

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur dje në Krujë. Punëtorët e një firme interneti që kanë qenë duke shtruar një linjë në Nikel janë përballur me më të keqen.

Kur kanë hipur në një shtyllë për të lidhur kabujt ata kanë rënë në kontakt me rrymën e për pasojë një prej tyre ka humbur jetën, ndërsa u transportua në spital.

Ndërkaq ish-kryeministri Sali Berisha duke ju referuar denoncuesit dixhital thotë se kompania e internetit, është në pronësi të djalit të deputetit socialist Rrahman Rraja.

“Firma e internetit ku ndodhi aksidenti ne Nikel eshte e djalit te narkodeputetit Rraja

Lexoni denoncimin e qytetarit dixhital. sb

Pershendetje doktorr, firma e internetit ku ndodhi aksidenti ne nikla eshte ne emer te cunit te deputetit rroja e hapur para 6 muajsh per te mcef parat, por e mbajne fshehur dhe policia po e mbron anonim.”- shkruan Berisha.

Tiranë/Informacion paraprak

Më datë 09.05.2020, rreth orës 10:50, në qendër Kamzë, mjeti tip furgon me drejtues shtetasin G. S., 29 vjeç, ka aksidentuar biçiklistin S. M., 60 vjeç, i cili ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve. Drejtuesi e mjetit furgon po qarkullonte me shpejtësi pasi po transportonte për në spital shtetasin A. Z., i cili gjatë punës si elektricist, në fshatin Nikël, kishte rënë në kontakt me rrymën elektrike. Shtetasi A. Z. ka ndërruar jetë gjatë rrugës për në spital.

SHKARKO APP