“E ka lindur dikush tjetër”, neuropsikiatrja: Nëna ka humbur lidhjen me realitetin

Mjekia neuro-psikiatre Nikolina Bode, thotë se familjarët e kanë konstatuar shtatzaninë e 40-vjeçares në muajin dhjetor të vitit të kaluar, atëherë kur shtatzania ka qënë e dukshme. Ata kanë tentuar ta vizitojnë, por ajo ka kundërshtuar.

Sipas mjekes gruaja që foshnjen e vdekur e futi në një valixhe, vuan nga çrregullime serioze të shëndetit mendor psikotike për shkak të të cilave ka humbur lidhjen me realitetin duke pohuar se fëmijën e ka lindur dikush tjetër dhe jo ajo.

“Nuk e njihja si dosje më parë, sot mora dijeni për ngjarjen. Nga ana e familjarëve kjo njihet si e sëmurë prej tre vitesh me probleme të shëndetit mendor. Ka qenë e kartelizuar para një viti, në qendrën e shëndetit mendor.

Swiss Digital Desktop Reklama

Ka aplikuar një injeksion në muajin gusht dhe ndërkohë terapia orale, dhe terapia orale nuk është marrë rregullisht nga pacientja. Vetë familjarët thonë se e kanë shoqëruar.

Swiss Digital Mobile Reklama

Sa i përket problemeve të shëndetit mendor, që unë konstatova sot, është e sëmurë, jashtë realitetit, me deporsanalizim ajo e quan veten e e saj një person tjetër, jo ajo që është në të vërtetë dhe që ky fëmijë është lindur nga personi tjetër që nuk është ajo.

Pra, pacientja është e sëmurë mendore, që në gjuhën tonë, quhet psikozë , vuan çrregullim psikotik”.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?