E ka të ndaluar Basha të shkojë në SHBA? Rushaj: S’e besoj
Sali Berisha i shpallur “non grata”, ka akuzuar Lulzim Bashën, duke thënë se nuk mund të shkojë në SHBA.
Kreu i grupit parlamentar të PD-së, Alfred Rushaj nuk dha një përgjigje shteruese, por tha se Basha “mund” të shkojë për vizitë pune në Amerikë.
“Basha nuk shkon dot në SHBA? Nuk e besoj, nuk i kam kërkuar Bashës që të më tregojë pasaportën apo vizën. Besoj se mund të shkoj sa herë të ketë ftesa apo takime pune në Amerikë”, tha Rushaj në “Report Tv”.