E kaloi Shqipëria rrezikun nga COVID-19? Minxhozi: Kurba e shifrave do shihet 10 ditë pas “ciklit të hapjes”
Analisti Skënder Minxhozi deklaroi se kurba me shifra e të prekurve nga koronavirus do të shihen qartë pas 10 ditësh nga faza që ndryshe quhet ‘cikli i hapjes’.
Ai tha për emisionin “Real Story” në ‘News24’ se pavarësisht këtyre shifrave pozitive që vijnë këto ditë nga vendi ynë, vetëm pas gati 2 javësh mund të shihet nëse e kemi kaluar apo jo këtë provim të hapjes nga pikëpamja shëndetësore.
“Që në fillim të pandemisë kam menduar që teoritë e konspiracionit janë të pavenda në këtë rast. Pasi nuk mund të çmenden të gjithë shtetet njëherësh. Potenciali i kësaj pandemie, është i tillë që kërkon masa drastike. Situata në Tiranë është e relaksuar. Mungon rituali i kafeneve dhe do të fillojë me pjesët e hapura të lokaleve dhe nëse shifrat do të jenë normale, do vijohet më tej. Kur ti e ke futur popullatën në shtëpi, kontrollon përhapjen e virusit dhe duke kontrolluar vatrat që lindin. Pjesë të madhe të territorit të kthehen në vatra. Pamjet që kemi parë, vërtetë janë të gëzueshme, por nga ana tjetër, ajo kurbë rënëse dhe këto shifra të mira që po shohim nga dita në ditë, mbas 10 ditësh do të duhet të konfrontohen me atë që quhet ‘cikli i hapjes’. Do të jetë ai momenti që ne do të dimë nëse e kemi kaluar këtë provim të hapjes apo jo nga pikëpamja shëndetësore.”, tha Minxhozi.