E kaluara e errët e lezhjanit që iu bë atentat

35-vjeçari Arben Gjini, u plagos një natë më parë në Ishull Lezhë. Burimet bëjnë me dije se Gjini i ka shpëtuar edhe një atentati tjetër, rreth 8 muaj më parë, kur sapo kishte dalë nga burgu.

Arben Gjini është ekstraduar nga Italia për në Shqipëri në vitin 2015, pasi ishte në kërkim për kultivim kanabisi. Ai ka bërë dy vite burg dhe më pas është liruar. Pikërisht pas lirimit nga burgu i është bërë atentati i parë, por fatmirësisht ka arritur të shpëtojë.

35-vjeçarit i janë vrarë edhe 3 vëllezër, njëri prej të cilëve në burg. Policia po heton në disa pista, por ajo më kryesorja është pista për prishjen e pazareve të drogës.

Swiss Digital Desktop Reklama

Arben Gjini ka marrë një plumb në këmbë dhe në një në shpatull dhe ndodhet në spitalin e Traumës. Pak minuta pas krimit, në fshatin Kolsh, është gjetur i djegur mjeti tip “Benz”, i denoncuar i vjedhur, i cili dyshohet se është përdorur nga autorët e plagosjes. Policia ka ngritur pika kontrolli me qëllim kapjen e autorëve.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Si ishte viti 2025 për ju?