”E kam takuar”, Artan Hoxha: Dorian Duçka është kthyer në Shqipëri. Ndaj tij s’ka akuzë
Në ekranet televizive, dosja ”McGonigal” është tema kryesore. Gazetari i kronikës, Artan Hoxha thotë se Dorian Duçka, “personi B” që përmendet në akt-akuzën ndaj ish-agjentit të FBI-së, Charles McGonigal dhe ish-këshilltar informal i kryeministri Rama, është kthyer në Shqipëri.
Hoxha tha se Duçka ndodhet në Tiranë dhe se është një qytetar i lirë, ndaj të cilit nuk ka ndonjë akuzë. “Dori ka ardhur, ka 48 orë në Shqipëri, e takova. Është qytetari i lirë”. Po ashtu Hoxha deklaroi se Agron Neza, “personi A” i akt-akuzës është gjithashtu një person i lirë dhe nuk ka asnjë akuzë.
”Aq herë sa ka ardhur McGonigall i ka shfrytëzuar mirë ditët. Ti the pse me zotin Gjici? Atë natë nuk kanë dashur të paguajnë darkë, edhe ja kanë hequr lekët e darkës. Edhe për kaq mund ta kenë bërë. Sepse Charlin, Personi A, e ka ulur me Safetin, pra Neza. Sigurisht ka bërë takime të rëndësishme dhe ne na interesojnë takimet që ka bërë me zyrtarë të shtetit, duke filluar nga kryeministri”,-tha në ”MCN TV”.