”E kanë lënë pas Edi Ramës”, media britanike ironi me Sunak për foton në Dubai

”DailyMail” ka parë me lupë një foto zyrtare dhe ka zgjedhur të ironizojë kryeministrin vendas Rishi Sunak për shkak të rolit të tij në Konferencën e Kombeve të Bashkuara për Ndryshimet Klimatike.

Në konferencë merr pjesë edhe kryeministri Edi Rama dhe është ai i përzgjedhuri i Mail për të çuar deri në fund talljen me Sunak. Teksa liderët kanë pozuar për foton zyrtare të Cop28, bie në sy fakti se Sunak është vendosur në rreshtin e fundit.

“Në fakt e kanë vënë pas kryeministrit shqiptar Edi Rama”, shkruan media britanike me ironi.

SHKARKO APP