E kapi duke vjedhur në supermarket, shqiptari bën për spital punonjësin

Një shqiptar i moshës 36-vjeçare, me banim në Piacenza të Italisë, është vënë në prangat e policisë, nën akuzën e vjedhjes.

Pasditen e djeshme, e enjte, ai u kap duke vjedhur në një supermarket, ku kishte marrë ushqime me vlerë prej afro 50 euro.

Por kur punonjësi i sigurisë së marketit tentoi që ta ndalonte, shqiptari nisi ta qëllojë me grushte dhe shqelma, duke i shkaktuar dëmtime serioze fizike.

Swiss Digital Desktop Reklama

Teksa pa efektivët e policisë që po afroheshin, të lajmëruar nga punonjësit e tjerë, shqiptari, identiteti i të cilit nuk bëhet i ditur, tentoi që të largohej por pa rezultat.

Swiss Digital Mobile Reklama

Pasi qëlloi disa herë dhe ndaj agjentëve, shqiptari u vu në pranga. Sakaq punonjësi i marketit, u dërgua për mjekim në spital.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?