E keni kaluar Covid-19? Thirrja e mjekes: Maskën e mbani pasi…

Mjekja epidemiologe në Institutin e Shëndetit Publik, Rovena Daja, thotë se të gjithë personat që kanë kaluar Covid-19, duhet të kenë kujdes dhe të mos e neglizhojnë përdorimin e maskës. “Mosmbajtja e maskës është gabim. Pavarësisht se tani është Covid-19 që qarkullon, kemi edhe virozat e stinës. Personat që kanë kaluar Covid-19 kanë një ulje të imunitetit dhe mund të marrin virozën e stinës”, tha ajo.

Epidemiologia foli edhe për mundësinë e riinfektimeve me Covid-19 dhe rastet në vendin tonë. “Duhet të kemi parasysh se numri i personave që mund të jenë të riinfektuar është shumë i vogël. Mund të jenë 3 ose 4 raste. Por mendoj se nuk është një çështje që duhet diskutuar shumë pasi meqë raste janë shumë të rralla, si në Shqipëri dhe në botë, nuk është problematika. Problematika është me rastet e reja që infektohen. Ndërsa rastet e përsëritura ndoshta mund të jenë persona që nuk janë shëruar plotësisht herën e parë. Por thashë rastet janë shumë të rralla dhe nuk konsiderohet. E para që të përcaktohet nëse një person është i riinfektuar duhet të sigurohemi nëse e ka kaluar një herë apo jo. Duhet të ketë pasur një tampon të negativizuar. Duhet të ketë kaluar një muaj. Megjithatë jemi në mes të pandemisë, konkluzionet do t’i bëjmë në fund të saj. Duhet një analizë për të arritur në një konkluzion”, tha Daja për ”Report Tv”.

Epidemiologia në ISHP foli edhe për situatën epidemiologjike në vend. “Në vëmë re se në javët e fundit, numri i rasteve pozitive shkon me 356 raste në 100 mijë banorë. Sa i përket numrit të vdekjeve shkon deri në 2.1%. Kjo është një përqindje e ulët nëse krahasohet me vende të tjera. Edhe incidenca po ashtu”, vijoi epidemiologia.

SHKARKO APP