”E keni karamelen në fyt”/Rama: Ju flisni për njërin që doli te kthesa por…

Në seancën e kësaj të enjte, kryeministri Edi Rama i është përgjigjur akuzave të deputetit të opozitës në Kuvend, Halit Valteri, që akuzoi institucionet shtetërore se nuk duan të zbardhin atentatin ndaj prokurorit Ndoj në Durrës, ku mbeti i vrarë shoferi i tij.

”Ju flisni për shoferë me kapele, për njërin që doli te kthesa, që ju e njihni që ishte fshehur pas ferrës, këtu nuk flitet kështu, është parlamenti i Shqipërisë. Ndërkohë që ministri nuk është as polic, as hetues, e as mund t’i tregojë specialistëve të hetimit se si të shohin kamerat”.

Valteri duke u ndalur në atentatin ndaj prokurorit, tha se ai vetë i kishte pamjet e kamerave të sigurisë marrë nga disa biznese, ku duket edhe autori pa kapele, por që policia e prokuroria nuk i ka dhe nuk ka bërë as mundimin t’i sigurojë e hetojë.

Swiss Digital Desktop Reklama

”E keni karamelen në fut, ju dhe ata që ju kanë sjellë këtu, pengohet zbardhja e ngjarjes, nëse nuk doni ta zbuloni se keni hall se pas tyre fshihen ata që ju komandojnë juve, më mirë jepni dorëheqjen sa mos të turpëroheni më, se fole për shifrat e drogës, dhe kanë kapur më pak, kur të fillojë korrja nuk do dini ku të futni kokën, e ke të përfshirë të 12 drejtorët, po jua fshehin se ndodhta nuk keni marrë asnjë lekë, më dukesh burrë i mirë për tu përfshirë me këta masakrenjtë, po të përdonin, po bëjnë gjëra pas kurrzit, po fshehin vrasjen”.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Si ishte viti 2025 për ju?