E krahasoi Vuçiçin me Gebelsin, Serbia notë proteste për ministrin e Jashtëm Cakaj

“Joseph Goebbels i propagandës së Millosheviçit tani është shndërruar në kampion të mohimit, nënvlerësimit dhe trivializimit të krimeve të luftës. Skandaloze! Aktorët ndërkombëtarë duhet t’i dënojnë veprat e tilla përbuzëse dhe shtrembëruese të së vërtetës që i fyejnë viktimat dhe përpjekjet e pajtimit. Masakra e Reçakut nuk do të harrohet kurrë”, do të shkruante Cakaj në twitter më 6 dhjetor 2019  për Vuçiç, i cili deklaroi se masakra e Reçakut në Kosovë ishte një fabrikim dhe gënjeshtër.

Por kjo deklaratë duket se nuk i ka pëlqyer aspak Beogradit zyrtar.Një ditë më pas Ministria e Punëve të Jashtme të Serbisë ka dërguar një notë proteste në adresë të Ambasadës së Shqipërisë në Beograd.

Në letrën e protestës, e cila është bërë publike vetëm sot (18 shkurt 2020)Serbia konsideron se deklarata të tilla nuk kontribuojnë në përmirësimin e raporteve Beograd-Tiranë.

“Ministria e Punëve të Jashtme të Republikës së Serbisë shpreh respektin e saj ndaj ambasadës së Republikës së Shqipërisë në Beograd dhe shpreh protestën më të ashpër me rastin e deklaratës së turpshme të Ushtruesi të Detyrës së Ministrit për Evropë dhe Punë të Jashtme, Gent Cakaj, i cili presidentin e Republikës (Serbisë) e krahason me Goebbelsin”, thuhet në letrën e dërguar më 7 dhjetor 2019, një ditë pas deklaratës së Gent Cakajt.

Serbia kërkoi nga Republika e Shqipërisë që t’i dënojë deklarime të tilla dhe të distancohen nga to.

“Deklarata të tilla në asnjë formë nuk i kontribuojnë përpjekjeve që jemi duke i bërë për avancimin e raporteve të dy vendeve tona dhe marrëdhënieve të përgjithshme në rajon. MPJ e Serbisë pret që Shqipëria t’i dënojë këto deklarata dhe të distancohet nga to. MPJ e Serbisë shfrytëzon këtë rast që Ambasadës së Shqipërisë t’ia ritheksojë respektin e lartë”.

Joseph Goebbels drejtonte Ministrinë e Propagandës dhe ishte një prej bashkëpunëtorëve më të afërt të Adolf Hitlerit.

Krahasimin me Presidentin serb, Cakaj e bëri pas deklaratave skandaloze të Aleksandar Vuçiçit, i cili mohoi masakrën e Reçakut.

(Original Caption) 5/2/1945-Germany: Dr. Paul Joseph Goebbels, shown above during a fanatical speech in Sept. 1934, the Soviet High Command early today reported that Adolf Hitler and his notorius propaganda minister, Goebbels committed suicide in Berlin shortly before the German Capital fell completely into Russian hands. General Krebs, Chief of the German General Staff, also killed himself in the heart of devestated Berlin, joining Hitler and Goebbels in self-destruction, the Moscow communique related.

SHKARKO APP