E-maili i Tahirit, i shoqëruari: Shoku më përdori passwordin e Facebook-ut

 

“Unë personalisht ia kam dhënë adresën dhe paswordin tim të Facebook, shokut tim të ngushtë, Valter Meshi. Unë i besoja Valterit pasi ai punonte si koordinator i Partisë Demokratike. Valter Meshi është me origjinë nga Tropoja dhe konviktor këtu në Tiranë. Ai është 21 vjeç dhe unë 22. Kam disa vite që e njoh, pasi në një kohë qëndronim në një shkollë të verbërish, pasi vuanim të dy nga shikimi. Mesa kuptova unë, gjithçka ka ndodhur për të njollosur emrin tim, por edhe për faktin se Valteri punon për Partinë Demokratike e për të krijuar destabilitet”.

Kjo është dëshmia që ka dhënë në polici, i shoqëruari për e-mailin kërcënues ndaj ministrit Saimir Tahiri, Klodian Mahmutaj, duke pohuar se sipas tij, ai u përdor nga shoku i tij, teksa katër muaj më parë i kishte besuar passwordin e “Facebook” të tij, pa menduar se do të përfshihej në ngjarje kaq të rënda.

Swiss Digital Desktop Reklama

Po ashtu, Klodiani tha se nuk kishte asnjë dijeni për mesazhin e nisur në adresë të ministrit Tahiri dhe se nuk mbante asnjë përgjegjësi. 

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A veproi mirë Rama me ndryshimet në qeveri?