‘’E marr në telefon, s’më hap derën’’, Policia: Si e dha alarmin i afërmi për nënë e bijë që vdiqën në Kombinat
Policia ka dhënë detaje nga mënyra se si u sinjalizua nga vëllai i 56- vjeçares që vdiq bashkë me të bijën në banesë në Kombinat të Tiranës.
Ka qenë daja i cili telefononte 56- vjeçaren dhe nuk i përgjigjej, madje as nuk i hapte as telefonin. Më pas ai ka njoftuar Komisariatin e Policisë Nr.6, që kanë shkuar bashkë me zjarrfikësen për të hapur derën.
Pasi kanë hapur derën, kanë gjetur pa shenja jete 56- vjeçaren Zh.J, dhe 30- vjeçaren A.J. Kurse motra e kësaj të fundit, 34- vjeçarja B.J, është dërguar në spital.
Nënë e bijë u gjetën sot pajetë në spital, teksa dyshimet e para janë për vetflijim teksa pritet që të zbardhet dhe shkaku i vërtetë i ngjarjes.
NJOFTIMI NGA POLICIA
Tiranë/Informacion paraprak
Më datë 02.07.2020, shtetasi S.F, ka njoftuar në Komisariatin e Policisë nr 6 se në rrugën “Hamdi Cenoimeri”, motra e tij nuk i përgjigjej në telefon dhe nuk i hapte derën e banesës.
Në banesë kanë shkuar shërbimet e Policisë dhe të zjarrfikses dhe pasi kanê hapur derën, kanë gjetur pa shenja jete shtetasen ZH.J., 56 vjeçe dhe vajzën e saj A.J., 30 vjeçe, ndersa vajza tjetër B.J, rreth 34 vjeçe, është dërguar në spital, në gjendje të rëndë shendetësore.
Paraprakisht nga veprimet e para hetimore dyshohet se janë vetëflijuar .
Grupi hetimor i përbërë dhe nga dy ekspertë të mjekësisë ligjore ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes .