E mbështet Rama kundër Dukës? Erion Veliaj: Kjo është beteja ime

Kreu i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, i pyetur në “Repolitix” nëse ka mbështetjen e kryeministrit Edi Rama në betejën kundër kreut të FSHF-së, Armand Dukës, tha se kjo nuk është një betejë kombëtare.

Po nga ana tjetër, Veliaj theksoi se kjo është beteja e tij dhe se as nuk i ka kërkuar ndihmë Ramës.

“Kjo nuk është betejë kombëtare. Edi Rama ka qenë njeriu më i interesuar që të ketë fair play në të gjitha, lufta për të dobëtin dhe dhënia e shansit kujtdo për të patur suksese në jetë, janë parime të pamohueshme të Edi Ramës. Kjo është beteja ime, as nuk i kam kërkuar ndihmë Edi Ramës. Është një rraqe në futbollin shqiptar”.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kë do të votonit si kandidat për kryebashkiak në Tiranë?