“E mbyte burrin, e shkatërrove fare”, Rama lë pa fjalë gruan në Cërrik

Replika, pyetje, shumë ankesa të banorëve në Cërrik në bashkëbisedimin me kryeministrin Edi Rama paraditen e sotme në këtë zonë. Rama ka kërkuar që në fillim që fjalën ta marrin gratë, por ka nuk ka qenë shumë e lehtë, pasi mezor është mbajtur radha e fjalës.

“Ule ore dorën, të shikoj që nuk je burrë, po ky kështu”- u është drejtuar Rama të pranishmëve që kërkonte fjalën.

Ndërkohë një grua ka insistuar të marrë fjalën, duke mos lejuar një burrë të fliste.

Swiss Digital Desktop Reklama

“E mbyte burrin, e shkatërrove fare”,- i tha Rama, duke shtuar, “vërtetë themi gratë, gratë, por edhe kështu”.

Swiss Digital Mobile Reklama

Ankesa e një nëne:

Kam një problem të madh, dy vajzat ekselente pa punë. ‘E madhja inxhiniere topografe, ekselente, ka marrë burrë italian dhe skam hall për atë, e dyta për eksperte e Krimeve të Rënda, është ekselencë, gabova që nuk solla dipolomën, më vjen keq që truri i Shqipërisë po rri jashtë”.

Rama:  Për vajzën topografe do ishim të lumtur, e ka marrë italiani atë, ka dalë më i squt se ne ca të bëjmë tani, e dyta të shkojë e të konkurrojë sipas rregullave se kështu veprohet.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Si ishte viti 2025 për ju?