E merrte në makinë çdo ditë pas mësimi, çfarë tha në gjykatë 60 vjeçari në lidhje me të miturën

Gjykata e Lezhës ka lënë në burg 60 vjeçarin me iniciale V.N., i cili dyshohet se ka ngacmuar seksualisht dhe ka kryer edhe marrëdhënie me një vajzë të mitur me aftësi të kufizuara.

60 vjeçari ka hedhur poshtë akuzat por edhe pse nuk është faktuar ende nëse është abuzuar me 14-vjeçaren, ai është dënuar me masën e sigurisë “Arrest në burg” pa afat.

Kanë qenë nxënësit që kanë vërejtur fillimisht se vajza nuk hipte në furgonin e shkollës, por në një makinë. Ndërsa mësuesit kishin konstatuar disa mungesa në mësim dhe sjellje të çuditshme të vajzës.

Kësisoj, personeli i shkollës ka vendosur të njoftojë Policinë dhe e mitura është ndjekur nga oficerë, që konstatuan se i moshuari e mori në makinë.

Ata e ndoqën dhe e arrestuan të premten e javës së kaluar në flagrancë në gjendje të dehur. Ndaj 60-vjeçarit janë ngritur akuzat “Marrëdhënie seksuale me persona të pazotë për t’u mbrojtur”, “Vepra të turpshme” dhe “Drejtimi i mjetit në gjendje të dehur”.

SHKARKO APP