“E mitura në agresion nga polici yt o Llesh!” – Gazetari kërkon shkarkimin e Lleshajt

Gazetari i ekonomisë Klodian Tomorri ka reaguar me tone të ashpra ndaj ministrit të Brendshëm, Sandër Lleshajt pas skandalit të shefit të policisë së zonës Gruemirë (Malësi e Madhe), Berhan Bajrakurti, i cili kishte ngacmuar seksualisht një 15-vjeçare.

Në një postim në rrjetet sociale, Tomorri rikujton deklaratën e Lleshajt kur u vendos në krye të Ministrisë së Brendshme.

Reagimi i Klodian Tomorrit

Swiss Digital Desktop Reklama

Kur u emërua në detyrë, ministri i Brendshëm tha: Nëse shihni një polic të dehur, ai polic jam unë. Nëse shihni një polic që sillet keq me qytetarin, ai polic jam unë.

Swiss Digital Mobile Reklama

Por kur shohim një shef policie me k*r në dorë, kush është o Llesh?

Po kur shohim një komisariat të tërë që jo vetëm nuk merr denoncimin e një të miture në agresion seksual nga polici yt, por edhe i kërcënon familjen, kush është o Llesh?

Bëhu burrë tani. Shko jep dorëheqjen se nuk ke më nder në atë detyrë. Nuk të lë më vegla e shefit tënd të policisë ta ngresh kokën në atë detyrë.

https://www.facebook.com/klodian.tomorri/videos/10216032929190737/

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?