E mitura: Roja i shkollës ka abuzuar edhe dy vajza të tjera

Abaz Doga, ish-roja i shkollës nën akuzë për abuzimin e 15-vjeçares u përball me gjykatën dhe me prokurorinë që e dyshon se gjatë një viti ka abuzuar me minorenen nga koha kur ajo ishte 14-vjeçe. Ish-roja dyshohet se ka shtyrë një të mitur të bëjë të njëjtën gjë. I mituri është i dyshuar së bashku me të rinj të tjerë që e shantazhuan vajzën me video dhe fotografi .

Doga i hoqi pëllëmbët nga fytyra vetëm pasi media doli nga salla dhe procesi vijoi me dyer të mbyllura për shkak të të dhënave sensitive. Ai e pa gjyqtarin ne sy dhe veç gjeneraliteteve i tha ”nuk kam ushtruar dhunë ndaj saj”. Ky version u mbajt edhe nga avokati që ishte caktuar me prokurë nga familja e tij. Ndërkohë e mitura ka rrëfyer se veç saj roja i shkollës ka abuzuar edhe dy vajza te tjera, një version që kundërshtohet nga 65-vjeçari.

Ndërkohë për shkak të ndryshimeve ligjore, në gjyq mori pjesë edhe avokatja e të miturës që sipas kodit penal përfaqëson të drejtat e viktimës. Avokatja ishte e pranishme kur e mitura u pyet në polici dhe ka treguar se gjithçka nisi në muajin mars 2019, atëherë kur roja e kanosi dhe se në maj 2019, ai kishte shkruar emrin e saj në të gjithë lagjen.

Swiss Digital Desktop Reklama

Hetimet janë zgjeruar edhe në drejtim të shkollës, ndërsa verifikime po kryhen edhe në adrese të inspektorëve të zonës për të kuptuar a kanë reaguar në kohë përderisa emri i fëmijës bashkë me sharjet ndaj saj gjendeshin jo vetëm në hyrje të shkollës, por në të gjithë lagjen.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?