E mori nga familja për t’u kujdesur, 46-vjeçari e përdhunoi minorenen ditën e Bajramit. Ekspertët: Është abuzuar dhe rrahur mizorisht

Detaje të rënda dalin në dritë pas abuzimit të një 13-vjeçareje në Pogradec. Mësohet se vajza vinte nga një familje e varfër, pasi të atin e ka me probleme mendore dhe të ëmën pa punë, pa arsim.

Familja e saj jetonte në kushte tepër të vështira ekonomike, në kufijtë e mbijetesës. 46-vjeçari B.B. e ka marrë vajzën nga familja e saj që më 30 korrik me pretendimin se do kujdesej për të dhe do e mbronte.

Por siç është mësuar dhe nga dëshmia e vajzës, ai e ka përdhunuar ditën e Bajramit, pra më 31 korrik dhe e ka mbajtur me forcë prej më shumë se dy muajsh.

Vetëm 2 ditë më parë vajza ka mundur të takojë oficerin e zonës duke bërë denoncimin. Nga ekspertët ka rezultuar se ajo është abuzuar seksualisht dhe është rrahur mizorisht nga autori, që ishte çoban delesh në fshat. Vajza ndodhet në gjendje të rënduar psikologjike dhe nën kujdesin e psikologut.BW

SHKARKO APP