E mori rrjedha e ujit pas aksidentit në Klos, gjendet pas një muaji trupi i 30-vjeçarit
U la nga shoku në mjetin e rënë në përrua, gjendet pas një muaji trupi i 30-vjeçarit.
Trupi është gjetur në liqenin e Ulzës, 30 kilometra nga vendi ku ndodhi aksidenti. Makina në të cilën ndodhej Karaj dhe shoku i tij Andi L. u aksidentua dhe përfundoi në përroin në fshatin Darsë të Klosit.
Ai dyshohet të jetë rrëmbyer nga rrjedha e ujit të zallit të Darsit në datën 10 Janar.
Që prej asaj dite kërkimet në rrjedhën e lumit Mat janë bërë pa ndërprerje ku çdo ditë në terren kanë qenë dhjetëra forca të Batalionit të Tretë të Repartit të Këmbësorisë Burrel, familjarë të Jurgenit e struktura të tjera. Grupeve iu bashkuan edhe ekipe nga Kosova që ndihmuan me mjete dhe pajisje speciale.
E gjithë vija lumore e lumit të Matit është kontrolluar disa herë, por nuk ishte mundur të gjendej trupi 30-vjeçarit apo ndonjë shenjë e tij.
KOHA JONË SONDAZH

