E moshuara bie nga kati i tretë në Vlorë, vdes në vend

Një 80-vjeçare ka gjetur vdekjen mëngjesin e sotëm për shkak se ka rënë aksidentalisht nga ballkoni i banesës.

Mësohet se ngjarja ka ndodhur rreth orës 08:18, në lagjen “28 Nëntori” ku dyshohet se është rrëzuar aksidentalisht nga kati i tretë i pallatit ku banonte e vetme, 80-vjeçarja M. C., e cila si pasojë ka ndërruar jetë.

Në vendngjarje ndodhet grupi hetimor, i cili po punon për zbardhjen e plotë të ngjarjes.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Si ishte viti 2025 për ju?