E moshuara e braktisur. 67-vjeçaren e ndihmojnë vetëm fqinjët

Nexhmije Balla jeton e vetme prej vitesh. Ajo nuk ka njw strehë të vetën. E ndihmojnë fqinjët pasi familja ndaj të cilëve bëri një gabim shumë vite më parë, e ka braktisur.

Deri pak kohë më parë 67-vjeçarja e kalonte natën jashtë derisa banorët e lagjes 10 korriku i ofruan një shtëpi, por çatia mbi kokë nuk i vuri kapak halleve të Nexhmijes.

Nexhmija nuk ka të ardhura. Jeton mes skamjes që as imagjinata nuk mund ta përfytyrojë.

Gruaja me probleme të shëndetit mendor e gjen ushqimin në koshat e mbeturinave. fqinjët janë të vetmit të cilëve u vjen keq dhe i kërkojnë institucioneve ta ndihmojnë.

SHKARKO APP