E motra u vra sot në oborr, flet nga burgu i vëllai: Kisha përplasje me Dan Hutrën
Etleva Kurti u vra në oborrin e banesës së saj, në Paskuqan. Ka dyshime se autor të jetë Dan Hutra, i cili sot vrau 2 gra.
Duke iu referuar dyshimeve të Vladimir Kurtit, i cili rezulton i dënuar me burg përjetë për vrasjen e një çifti në Kamëz. Kurti ka pohuar për gazetaren Klodiana Lalën se me Dan Hutrën ka patur përplasje në burg dhe se 40-vjeçari kishte tentuar dhe më parë t’ia vriste të motrën:
“Kemi pasur përplasje në burg me të. Ishte tipi agresiv. Ai kishte paguar dy tre herë për të vrarë motrën por e kanë refuzuar. ka tentuar të më vrasë edhe mua në burg, edhe motrën time”,-ka deklaruar nga burgu Vladimir Kurti.