E ndjekin të armatosur/ Dalin pamjet e plagosjes së 33-vjecarit në Berat, 5 persona zbresin nga makina dhe e qëllojnë

Fax News ka siguruar pamjen nga kamerat e sigurisë të momentit kur është qëlluar me dy plumba Iliaz Ismailaj në Poshnje të Beratit, i cili ishte kthyer vetëm disa ditë më parë nga Anglia, ku jetonte si emigrant.

Siç shihet dhe në videon e mëposhtme, i gjithë konflikti është zhvilluar në një lavazh në afërsi të lokalit që është në pronësi të familjes Ismailaj, ndërkohë që autorët kanë qenë të armatosur dhe e kanë ndjekur nga pas makinën e të plagosurit.

Fillimisht pranë lavazhit mbërrin 33-vjeçari, dhe pas tij autorët, që kanë qenë të gjithë një një makinë, ndërsa në sfond duket dhe vëllai i Ismailajt, i cili shkon në mbrojtje të tij, por pa mundur që të neutralizojë autorët.

Swiss Digital Desktop Reklama

Gjatë largimit njëri prej autorëve të plagosjes rrëshket dhe rrëzohet në tokë, ndërsa pamjet tregojnë qartë identitetin e tyre, dhe kanë qenë të pakundershtueshme në sallën e gjyqit, ku fillimisht dy të arrestuarit kanë mohuar akuzat.

Swiss Digital Mobile Reklama

Policia ka mundur që të arrestojë të nesërmen e ngjarjes, vetëm dy prej autorëve dhe më konkretisht  Adriatik Shabanaj dhe Aurel Filaj, ndërsa të tjerët janë shpallur në kërkim.

Në sallën e gjyqit dy të arrestuarit kanë mohuar akuzat, por pasi janë përballur me pamjet e kamerave të sigurisë, mbrojtja e tyre ka qenë e kot.

Për ngjarjen vijojnë që të mbeten ende në kërkim 3 persona, ndërkohë që ngjarja dyshohet se ka ndodhur për shkak të përplasjes që kanë pasur jashtë vendit i plagosur dhe autorët.

Plagosja e Iljaz Ismailit ne Berat, Fax News sigurin videon

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A të drejtë Trumpi për Groenlandën?