E ndoqën për orë të tëra në pyll, si u kap shqiptari në Itali me 40 mijë euro drogë
Autoritetet italiane kanë vënë në pranga një 46-vjeçar shqiptar.
Shqiptari u kap me 40 mijë euro heroinë në zonën e Gorlas, në Milano.
Ai u arrestua ditën ditën e djeshme, pasi u ndoq për orë të tëra nga karabierët nga pylli i Piemontes deri në Gorla.
46-vjeçari akuzohet për shpërndarjen e lëndëve narkotike. Atij iu sekuestruan 1.3 kg heroinë, 25 gram kokainë dhe 400 euro para cash.
Sipas mediave italiane, autoritetet italiane kishin disa ditë që e mbanin nën monitorim shqiptarin, i cili ishte një emër i njohur për karabinierët.