E ndryshojnë partinë që përkrahin? Ja si votojnë shqiptarët sipas një sondazhi

Si votojnë shiptarët në zgjedhje? 73% e shqiptarëve votojnë gjithmonë të njëjtën parti. Më pak se një në katër shqiptarë zgjedhin parti të ndryshme në votime për pushtetin qendror apo atë bashkiak. Tre në pesë shqiptarë (60%) mendojnë se Partinë Socialiste e votojnë qytetarët me të ardhurat më të ulëta.

Rezultatet e përpunuara nga ”Euronews Albania”, që edhe ka bërë sondazhin, tregojnë se më shumë se gjysma e shqiptarëve (52.5%) besojnë se pavarësisht problemeve që mund të ketë qeverisja e socialistëve apo demokratëve, votuesit e tyre përsëri do ua japin votën.

Kurse dallimin mes të majtës dhe të djathtës në Shqipëri, 45% e shqiptarëve e shohin si pjesë të historisë, që lidhet me të shkuarën komuniste.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?