E ngarkuara me punë e SHBA-së në Tiranë takim me ministrin Balla, diskutim për prioritetet legjislative të Shqipërisë

E ngarkuara me punë e SHBA-së në Tiranë, Nancy VanHorn, zhvilloi një takim me ministrin e Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin, Taulant Balla, për të diskutuar mbi prioritetet legjislative të Shqipërisë.

Takimi u përqendrua në fushat thelbësore që ndihmojnë në përmirësimin e transparencës, llogaridhënies, qeverisjes dhe angazhimit publik në vend.

”E Ngarkuara me Punë e SHBA, Nancy VanHorn u takua me Ministrin e Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin, Taulant Balla, për të diskutuar mbi prioritetet legjislative të Shqipërisë. Duke i trajtuar këto fusha thelbësore së bashku, ne sigurojmë transparencë, llogaridhënie, qeverisje më të mirë dhe angazhim publik”, shkruan ambasada amerikane në Facebook.

Swiss Digital Desktop Reklama

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?