E ngujuar nga gjakmarrja: Historia prekëse e vogëlushes 6-vjeçare
15 vite më parë, një ngjarje e tmerrshme do të ndryshonte rrënjësisht jetën e familjes Kodra, nga fshati Shpoj në rrethin Shkodrës.
Pas vrasjes së dy gjyshërve të Elvanës, vogëlushes 6-vjeçare, halla e saj mori hak duke vrarë të vëllanë e gjakësit, ngjarje ku u përfshi edhe i ati i Elvanës, që tani është në kërkim nga policia, ndërkohë që e motra vuan dënimin në burg. Ngjarje të tilla të njëpasnjëshme tronditën familjen Kodra, që u detyrua të largonte vajzën e vogël, pasi gjakmarrja tashmë nuk kursen as femrat.
Siç u transmetua nga “Fiks Fare”, Elvana është detyrur të nis shkollën disa fshatra larg familjes, në shtëpinë e dajës, pasi prindërit janë të frikësuar për jetën e saj.

Fill pasi u pyet nga gazetarja, ajo nisi të qajë me dënesë, duke treguar përmes lotëve frikën dhe ankthin e një situatë të tillë. Një çantë shkolle, dy fletore, një palë xhinse dhe një palë atlete që ia kishin falur ishin gjithë ç’kishte Elvana, që e detyruar nga fati i duhet të jetojë me frikën për jetën, kilometra të tërë larg familjes.

Videon e plotë mund ta shihni në vijim.

KOHA JONË SONDAZH

