E njëjta situatë, rikthehen radhët në Kapshticë

Rikthehen sërish peripecitë e shtetasve shqiptarë në kufirin me Greqinë. Kjo e entje ka sjellë radhë në pikën e kalimit kufitar të Kapshticës, pasi dhjetra emigrantë, mes tyre gra dhe fëmijë, mbetën të bllokuar si pasojë e plotësimit të kuotës prej 300 personave. Siç ka ndodhur edhe ditë më parë, pritet që të ketë një “déjà vu” me qëndrimin në kufi. Emigrantët do të kalojnë natën jashtë për të ruajtur radhën dhe për të kaluar mëngjesin e së premtes. Do të jetë pritje e gjatë, pasi shumë prej tyre janë prej orës 8 të mëngjesit në kufi.

SHKARKO APP