“E njoh fort mirë Tom Doshin, është nga fshati i gruas sime”, Majko: Të vërtetat janë policore

Ministri për Diasporën, Pandeli Majko teksa është pyetur në lidhje me kandidimin në zgjedhje të Tom Doshit si dhe lidhjet e tij me PS-në, pohoi se e njeh shumë mirë kreun e PSD-së.

I ftuar në emisionin ‘Real Story’ në ‘News24’ Majko tha se Doshi ishte nga i njëjti fshat i bashkëshortes së tij. Mes të tjerash ai për ta mbyllur çështjen tha se të vërtetat ishin policore ndërsa ai ishte një politikan.

“Sa i përket zotit Doshi, unë e njoh fort mirë. Për më tepër është nga krahina e gruas time. Nga fshati i gruas. Mendoj se në të tilla raste, të vërtetat janë policore. Unë jam politikan.”, tha Majko.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Pas vendimit të gjykatës kushtetuese a duhet liruar Erion Veliaj dhe të gjykohet në gjëndje të lirë?