E pa dëgjuar ndonjëherë: Rusia gjobit Google 20,000,000,000,000,000,000,000,000,000,000,000 dollarë!!

Rusia e ka gjobitur kompaninë Google me një shumë parashë që e ka vlerën më të madhe sesa i gjithë prodhimi bruto i botës, për shkak të kufizimeve të vëna ndaj kanaleve të propagandës ruse në YouTube.

Gazeta ruse e biznesit, RBC njoftoi këtë javë se 17 kanale televizive ruse kishin ngritur padi në gjykatat e këtij vendi, të cilat vunë gjoba komplekse që kapin një shumë të pakuptueshme me 34 zero.

Për krahasim, sipas Fondit Monetar Ndërkombëtar, totali i prodhimit bruto i të gjithë botës vlerësohet të jetë 110 trilion dollarë. Ndërkaq, kompania ombrellë e firmës Google, Alphabet, ka një vlerë tregu prej rreth 2 trilion dollarësh.

Swiss Digital Desktop Reklama

Zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov, e pranoi të enjten para gazetarëve se ai “as që mund ta shqiptojë saktë këtë shifër”, ndërsa tha se gjoba ishte “e mbushur me simbolikë”.

Swiss Digital Mobile Reklama

“Google nuk duhet të kufizojë aktivitetet e transmetuesve tanë, dhe Google po e bën këtë,” tha ai.

Agjencia shtetërore ruse e lajmeve, Tass njoftoi këtë javë se gjykata ruse e kishte urdhëruar më parë firmën Google që t’i zhbllokonte kanalet në YouTube ose do të përballej me shtimin e gjobave. Gjoba ka arritur shifra marramendëse sepse dyfishohet çdo javë.

Në muajin gusht, shërbimi i rrjetit YouTube në Rusi pësoi një avari masive. YouTube konsiderohet si një nga rrjetet e pakta të mbetura ku audiencat në Rusi mund të ndjekin lajme të pavarura. Moska i bllokon faqet e lajmeve të pavarura në internet, ndërsa liria e shtypit është zhdukur. Google nuk iu përgjigj një kërkese të Zërit të Amerikës për të komentuar.

Për këtë lajm u përdorën disa të dhëna nga agjencia e lajmeve Reuters/VOA/

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?