E pabesueshme rruga e këtyre nxënësve, për të shkuar në shkollë!

Fëmijët e fshatit  Shkopet të Kurbinit kur marrin rrugën për në shkollë, rrezikojnë çdo ditë të përfundojnë në lumë. 

Për të shkuar në shkollë, ata duhet të kalojnë lumin  me anë të një varke të  improvizuar.

Për 33 fëmijë që ka Shkopeti, kjo është e vetmja rruge për të shkuar në shkollë.

Çdo ditë, nxënësit bëhen tre e nga katër bashke, dhe ngjiten në varkë.

Banorët e kësaj zone janë të izoluar prej vitesh. Varka e improvizuar e Fuçive për të kaluar lumin nuk iu shërben të gjithëve. 

Mbi katër fuçi janë vendosur disa dërrasa qe e bëjnë mjetin të lundrueshëm. Por në dimër lumi bëhet i rrezikshëm, sikurse edhe jeta e fëmijëve.

Të mësuar me premtime pa fund nga politikanët, fshatarët e Shkopetit në Kurbin kërkojnë sërish ndihmë.

Ura e Shkopetit ka ekzistuar vetëm para viteve 90’, kohë kur në anën tjetër të fshatit ndodhej një repart ushtarak. Me largimin e repartit, u prish dhe ura. Fshatarët kishin ndërtuan vetë një urë me dërrasa por ajo u shkatërrua nga rrjedha e fortë e lumit.

 

SHKARKO APP