E padëgjuar,vendimi i gjyqtarit që ka tërbuar botën: ‘Po të mbyllje këmbët nuk do përdhunoheshe’

 

Edhe kjo nuk ishte dëgjuar! Vendimi i një gjykatësi për shpallur të pafajshëm autorin e një përdhunimi dhe arsyetimi i tij kanë tërbuar Kanadanë. Gjykatësi Robin Camp i Gjykatës Federale të Kanadasë ka shpallur të pafajshëm autorin dhe ka fajësuar viktimën pasi nuk ka kundërshtuar përdhunimin.

“Nëse nuk do doje të përdhunoheshe përse nuk tentove të ulje të pasmet apo të mbyllje këmbët?”, i ka thënë Camp viktimës së përdhunimit.

Këto fjalë të gjyqtarit ndaj viktimës 19­vjeçare kanë tërbuar gjithë Kanadanë dhe shumë shoqata në mbrojtje të femrave kanë kërkuar pushimin e tij nga puna dhe nisjen e një hetimi ndaj Robin Camp.

Camp e shpalli të pafajshëm autorin e përdhunimit pasi “viktima kishte në dorë të kundërshtonte përdhunimin por nuk e bëri”.Shoqata e Gjyqtarëve ka nisur një hetim ndaj tij ndërkohë që Gjykata Federale e ka pezulluar përkohësisht duke i sugjeruar ndjekjen e një kursi për ndjeshmërinë.

SHKARKO APP