E paprecedentë, Erdogan i kërkon Ramës largimin e dy ministrave

Burime të sigurta për Syri-n pranë kabinetit të Kryeministrit Rama, bëjnë me dije se Presidenti turk Erdogan prej muajsh ka dy kërkesa për Edi Ramen, konkrerisht largimin e dy ministrave nga kabineti aktual.

I pari është Ditmir Bushati, minister i Jashtëm. I dyti mbetet enigmë. Por ndërsa arsyea për Bushatin është e kuptueshme, për ministrin e dyte mbetet enigmë.

Edi Rama i dorëzuar totalisht në preherin e Presidentit Erdogan i ka kërkur kohë “padronit” të tij në Azi me argumentin se sa të kaloj çeshtjen e negociatave me Brukselin. Tani që Bruksel i dha karton të kuq qeverisë Rama, duket se ky i fundit është i detyruar të veprojë.

Swiss Digital Desktop Reklama

Me shumë gjasa kjo justifikon edhe daljen nga rreshti të Ditmir Bushatit për marrëveshjen Vucic-Thaci-Rama, marrëveshje që e ndan Kosovën. Të pakten Ditmir Bushati kërkon të ikë si “Patriot” e jo si “Gylenist”.

Swiss Digital Mobile Reklama

Gjithsesi, për “Tutorin aziatik” të Ramës, Bushati mbetet një “Edepsëz”. E gjitha kjo tregon se sa poshtë ka rënë integriteti moral, politik dhe sovraniteti i vendimeve të kreut të qeverisë shqiptare. Vendime të marra ose nën diktatin e “Sulltanit të Stambollit’ ose nën diktatin e krimit në Shqipëri.
/SYRI.net

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Si ishte viti 2025 për ju?