E papritur, deputetja Flutura Açka jep dorëheqjen nga…

Këtë të martë, në mbledhje e parë të komisionit të Edukimit dhe Mjeteve të Informimit Publik, deputetja e PD-së Flutura Açka ka deklaruar se ka dhënë dorëheqjen nga ky funksion dhe është në pritjes së miratimit. Kjo është dorëheqja e dytë në këtë komision, pasi edhe nënkryetari Petro Koçi ka dhënë dorëheqjen dhe priten zëvendësimet.

“Ngaqë ndjej fyerje, por edhe çështje etike, i kam kërkuar kryetarit të partisë dorëheqjen, jam duke pritur deri kur të aprovohet, jam në një shqetësim të madh në këtë pikë, sepse të gjithë bashkë e dimë se çfarë ka ndodhur dhe bëjmë sikur nuk ka ndodhur asgjë”, njoftoi Açka.

Ky vendim i marrë nga Açka i referohet mbledhjes së zhvilluar në 19 korrik, ku deputetët e mazhorancës në Komision miratuan me votat e tyre ndryshimin e ligjit për Akademinë e Shkencave. Nisma ligjore ishte propozim i dy deputetëve të PS-së, Petro Koçi dhe Ismet Beqiraj i cili në vetvete i dha mundësinë Skënder Gjinushit të zgjidhet sërish në krye të Akademisë së Shkencave. Kjo për deputeten ishte një akt i turpshëm, të cilën, tha se nuk e “ka të lehtë ta kapërdijë”, teksa listoi argumentet pse e gjithë mbledhja ishte në kundërshim me ligjin.

“Në mënyrë klandestine, në shkelje të hapur të rregullores, vetë jam përpjekur në këto 2 vjet që të i emetoj kolegëve një qasje pak më pak politike, sepse secili jemi njerëz politik, por bëjmë ligje, për mirëqenien e shqiptarëve, jo për të ndenjurat e dikujt, duke qenë se është kështu dhe ky shtet ka vazhduar, unë do shpjegoj disa gjëra që bien ndesh dhe me rregulloren dhe etikën e këtij komisioni, duke qenë në këtë rol, kolegëve të mi shpresoj të kem sjellë një qasje më miqësore dhe më përbashkues. Ky komision është pushtet i opozitës, ia kanë dhënë shqiptarët. Pushteti ka pjesën e vet dhe opozita ka pushtetin e saj. Shkelet në mënyrë më flagrante në një mbledhje në orën 14:37 nga stafi, një pjesë e tyre nuk kanë marrë njoftim. Kështu nuk mund të vazhdohet, jam e prekur si njeri dhe politikisht, si guxojnë njerëz me ca do lloj xhakete të bëjë këto gjëra. Është organizuar një mbledhje që kryetarja e Komisionit nuk është njoftuar, në datën 19 korrik në orën 11:00, unë e kam marrë njoftimin në 14:37, juve mund t’ju duket shkelje e vogël, për mua jo. (…) Stafin jam përpjekur ta mbaj në pozita jo politike, nuk u kam kërkuar që të bëjnë asnjë kundër ligjit, apo për opozitën, stafi është i përdhunuar, sepse është vënë në shërbimin tuaj (i referohet PS). Për mua është e shëmtuar”, tha deputetja.

SHKARKO APP