“E pashë Frrokun kur u vra Komisari Lamaj”

 

Për rreth pesë orë Liza Ndoka gruaja e dëshmitarit të mbrojtur Arben Ndoka, ka dëshmuar sot në Gjykatën e Krimeve të Rënda, në procesin për vrasjen e kryekomisar Dritan Lamaj, ku i akuzuar është biznesmeni Arben Frroku.

Dëshmia është marrë me anë të videokonferencës. Mësohet se ashtu edhe si bashkëshorti ajo ka dëshmuar se ka parë autorët e vrasjes së kryekomisarit njëri prej të cilëve ishte i pandehuri.

Dëshmitares i janë bërë pyetje të shumta nga i pandehuri dhe avokatët e tij, gjë që ka sjellë edhe debate në seancë, raporton Vizion Plus.

 

Në përfundim Gjykata ka vendosur që javën e ardhshme të bëjë edhe eksperimentin hetimor për të përcaktuar orarin se sa i duhet një mjeti të ngjashëm me atë të Arben Frrokut të përshkojë rrugën nga Tirana në Kapshticë

SHKARKO APP