E pastrehë edhe vetë nga tërmeti, dr. Zalla pranë banorëve

Ekipet mjekësore kanë qenë në ndihmë të të prekurve nga tërmeti që momentet e para të goditjes nga kjo fatkeqësi natyrore. Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirliu ndau historinë e mjekes Brizida Zalla, e cila ka mbetur edhe vetë e pastrehë për shkak të tërmetit.

“Edhe pse është vetë e pastrehë, pasi shtëpia i është dëmtuar rëndë si pasojë e tërmetit, dr. Brizida Zalla nuk e ka ndalur për asnjë moment shërbimin për banorët e prekur nga tërmeti në Durrës, në çadra gjatë ditëve të para dhe tani në hotelet ku janë sistemuar qytetarët e mbetur pa strehë si pasojë e tërmetit të 26 nëntorit”, theksoi Manastirliu.

Ministrja u shpreh mirënjohëse për punën dhe sakrificën e mjekëve dhe infermierëve për shërbimin që vijojnë të japin 24/7. “10 mijë vizita mjekësore janë kryer për qytetarët e prekur nga tërmeti si dhe janë siguruar barnat falas për çdo të sëmurë kronik”, theksoi ajo.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A të drejtë Trumpi për Groenlandën?