E pazakontë në Peqin, dy të moshuarit rezultojnë pozitiv me koronavirus pas vdekjes

Një ngjarje e pazakontë ka ndodhur në Peqin, ku pas vdekjes është marrë përgjigja e tamponit për dy të moshuar.

Abc News shkruan se dy të moshuar kanë ndërruar jetë pak ditë më parë, njëri në spital dhe tjetri në banesën e tij.

Burimet tregojnë se përgjigja e analizës ju shkoi familjarëve 3 ditë pasi ata u varrosën, dhe të ndjerët kishin rezultuar të infektuar me Covid.

“Një rast i përket një qytetari në një fshat në rrethin e Peqinit, për një 65-vjeçar si dhe një banori në qytetin e Peqinit.

Mjekët konfirmojnë zyrtarisht se dhe ky person rreth 72 vjec ka ndërruar jetë si pasojë e Covid-19, e pas vdekjes më konfirmohet se i është marrë një analizë, e pas disa ditësh përgjigja ka konfirmuar praninë e Covid-19 në familjen që ka humbur 72-vjecarin. Në skedën e vdekjes e kanë shkruar pneumoni”, tha gazetari për Abcnews.

SHKARKO APP