E përdhunuan dhe e mbytën, burri i Dritës: Ju lut autorëve që…
Bashkëshorti i të ndjerës Drita Saliaj, e masakruar në fshatin Gjerës të Mallakastrës, tregon detaje tronditëse për krimin makabër. Teksa u ndal tek momenti më i vështirë i ngjarjes, përdhunimi i 51-vjeçares para se të mbytej dhe të hidhej në rezervuar nga tre të rinj, Hair Saliaj tha në emisionin ”Me Zemër të Hapur”, se janë të shokuar dhe të tronditur, ndërsa e cilësoi këtë si ngjarjen më të rëndë në rajon.
”Jemi shokuar shumë. Jemi tronditur shumë rëndë, sepse është e para tragjedi në rajon, jo vetëm në vendin tonë. Ka pasur ngjarje që u vranë e u lanë në shtëpi, por kjo është masakruar, është torturuar dhe unë nuk kam marrë asnjë të dhënë në polici, por e kanë lidhur, e kanë hedhur të gjallë. Ajo është lutur vetëm që të mos e vrisnin. Askush nga familjarët e 16-vjeçarit nuk ka marrë pjesë në varrim. Sa i përket marrëdhënies me familjarët e tij, gjithsecili ishte në punë e vet”.
Po Luisin si e njihje?
Ishte pak, merrej me gjëra të pa… moshë adoleshence.
Po me babanë e Luisit?
Kështu i kishim marrëdhëniet, herë të ftohta, herë fërkime, se në fshat kështu ishin marrëdhëniet, por asnjëherë në ekstrem.