E përdhunuan dhe e mbytën/Motra e Dritës: Po nuk u pushkatuan, do hakmerren…

Vrasja e Drita Saliajt shkaktoi mjaft zemërim në opinionin publik. Detajet e dosjes kanë shtuar akoma më shumë tronditjen. 51-vjeçarja nga Mallakastra jo vetëm ishte vrarë, por edhe përdhunuar. Dallëndyshe Kajo, motra e së ndjerës kërkon drejtësi ose në rast të kundërt, siç ajo thotë, fëmijët e Dritës do të marrin hak vetë. ”Na futët fëmijët në hasmëri, çfarë është ky shtet. Po nuk u pushkatuan, po nuk u varën, do të hakmerren fëmijët. Janë tensionuar fëmijët moj. Të lutem shteti të marrë masa. Si moj ta masakrojë, ta përdhunojë edhe qenka fëmijë. Moj ky po shkon ky shtet? I madhi ka kaluar në depresion, se mos na gjen gjë fëmijët. Të lutem duam drejtësi. Të lutem”, tha motra e Drita Saliajt, Dallëndyshe Kajo për “FaxNews”.

SHKARKO APP