E përdhunuara: “Nuk kam për ta falur kurrë babain tim”

“Nuk kam për ta falur asnjëherë babain tim”. Kështu u shpreh 18-vjeçarja me inicialet K.L, e cila disa ditë më parë ka denoncuar në Policinë e Tiranës se babai i saj ka abuzuar seksualisht me të. Lidhur me këtë ngjarje, e pyetur nga mediat, vajza shprehet se çdo gjë që ka deklaruar në polici janë të vërteta.

Më tej, edhe pse vajza tregohet e rezervuar të përgjigjet, ajo shprehet se nuk është hera e parë që babai i saj ka abuzuar me të. Po sipas vajzës, abuzimet ndodhnin sa herë që nëna e saj nuk ndodhej në shtëpi.

Ndërkohë, 18-vjeçarja me kokën e ulur poshtë shprehet se ngjarja ka ndodhur rreth gjashtë vite më parë, kur ajo ka qenë në moshë të mitur. E dëmtuara u shpreh se në atë kohë ka qënë vetëm 12 vjeçe dhe kishte pasur frikë që të tregonte mbi këtë ngjarje.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?