E përplas kamioni, vdes shqiptari në Itali
Aktualitet E Diel, 1 Gusht 2021 06:47
Një aksident i rëndë ka ndodhur ditën e djeshme në Itali ku ka humbur jetën një shqiptar.
Mediat italiane shkruajnë se një 52-vjeçar ka humbur jetën në rrugën Boffalora-Malpensa në Itali.
Mësohet se viktima është D.A., me banim në Novara, por me origjinë shqiptare.
Mediat italiane shkruajnë se shqiptari ishte duke lëvizur me një makinë tip “Fiat Doblò”, që është përplasur kokë më kokë me një kamion.
KOHA JONË SONDAZH

