E përplasi makina sapo zbriti nga autobusi, humb jetën 11-vjeçari

Një 11-vjeçar është aksidentuar p/r vdekje nga një automjet në aksin rrugor Shkodër – Velipojë. Ngjarja ka ndodhur në mesditë dhe sipas policisë fëmija u përplas nga makina sapo zbriti nga autobusi.

Në njoftmin e policisë thuhet se: “Më date 26.10.2018, në aksin rrugor Shkodër – Velipojë, në fshatin Berdicë e Mesme, Shkodër ka ndodhur një aksident rrugor. Mjeti me targë AA 120 TS, ka aksidentuar fëmijën E. R. 11 vjeç, banues n? fshatin Berdicë e Mesme, Shkodër i cili sapo kishte zbritur nga autobusi”.

Fëmija u dërgua në Spitalin Rajonal Shkodër, por nuk mundi t’i mbijetonte plagëve të marra. Menjëhere kanë shkuar shërbimet e policisë ku  kanë bërë shoqërimin e shtetasit H. M. 31 vjeç, banues në fshatin Mushan, Shkodër, për veprime të metejshme

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?