E pëson keq dhunuesi i monumentit të Skënderbeut!

Me Gjergj Kastriotin Skënderbeu, Heroin Kombëtar të shqiptarëve, nuk abuzohet lehtë sidoemos në trojet shqiptare.  

Jeton Vërbani  para një viti postoi një video tek godiste bustin e Skënderbeut është rrahur keq. Atij i është thyer hunda dhe nuk dihet nëse e ka rrahur dikush apo i ka ndodhur ndonjë incident.

Ata që përdhosën bustin e Skënderbeut në Kaçanik janë anëtarë të shoqatës “Rinia Islam- Kaçanik”, një shoqatë e dalë nga shoqata tjetër “Parimi”, e që për drejtor (emir në organizimin e tyre) e ka xhihadistin Lavdrim Muhaxheri e për zëvendës-emri Ilir Berishën, i arrestuar javën që shkoi për terrorizëm.

Arben Berisha e Jeton Vërbani i nga Kaçaniku hodhën një video në youtube. Arbeni shihej teksa godiste bustin e Skënderbeut në Kaçanik, kurse jetoni “kameramani” i tij.

Arben Berisha e Jeton Vërbani i takojnë shoqatës “Rinia Islam- Kaçanik”, që për drejtor (emir në organizimin e tyre) e ka xhihadistin Lavdrim Muhaxheri e për zëvendës-emri Ilir Berishën, i arrestuar javën që shkoi për terrorizëm, bashkë dhe me tre persona të tjerë.

Javës që shkoi atje u zhvillua një aksion policor për kapjen e të dyshuarve për terrorizëm- dhe rezultoi me arrestimin e dy personave nga Kaçaniku, e dy nga Hani i Lezit, të dyja qyteza nën ndikimin e hoxhallarëve ekstremist të Maqedonisë

Dy personat që janë shoqëruar nga policia për përdhosjen e bustit të Skënderbeut, sikurse personat që javën që shkoi u arrestuan për terrorizëm, janë njerëz që janë parë shpesh në aktivitete e Bashkësisë Islame të Kosovës (BIK), dega në Kaçanik që drejtohet nga Florim Neziraj.

SHKARKO APP