“E pimë kafen në të njëjtin lokal”, gazetari shqiptar tregon detaje për jetën e presidentes të parë greke

Gazetari shqiptar Artur Bibe në Greqi ka treguar se presidenten e parë grua që u zgjodh në Greqi e ka fqinje dhe si e njeh ai.

“Presidentja e re banon në zonën ku mbipopullohet nga shqiptarët, ku nisën autobusët e Shqipërisë. Ka çdo ditë të bëjë me shqiptarët, një shqiptar i pastron shtëpinë, e kemi komshije, unë nuk e mbaja mend me thënë të drejtën, thoja ku e kam parë, ku e kam parë, po më vonë e kujtova që pimë kafe në të njëjtin lokal. Është shumë popullore, e çliruar nga të gjitha ngarkesat negative, gjithë emigrantët i sheh si njerëz, jo si pjesë e huaj e komunitetit, bile ka bërë shumë lëvizje që të integrohen në shoqërinë greke emigrantët. Edhe si individ është njeri pozitiv.”- tregoi ndër të tjera, gazetari detaje të jetës së përditshme të presidentes së parë grua në Greqi, Katerina Sakellaropoulou, për Wake Up.

Gazetari: Të ka rënë rasti t’i japësh ndonjë kafe presidentes?

Swiss Digital Desktop Reklama

“E pinim kafen rregullisht në të njëjtin lokal e vrisja mendjen ku e njoh, pyeta edhe kamarieren, moj ku e njoh unë këtë, është ajo zonja që vjen me atë plakun. Atje ku ulet të krijon idenë e njeriut që nuk ka probleme, se këtu kryetarët e gjykatës ruhen shumë dhe presidentja s’ka lëvizur me roje, është një teatër ngjitur me kafen, shkon atje rregullisht, ka një mace, ka një qen”, tha gazetari.

Swiss Digital Mobile Reklama

Greqia ka bërë një hap historik duke zgjedhur presidenten e parë femër, pasi kryeministri Qiriakos Mitsotaqis nominoi 62-vjeçaren Katerina Sakellaropoulou.

Parlamenti i Greqisë votoi që në raundin e parë për zgjedhjen e Sakellaropoulou si presidente e ardhshme të vendit fqinj. 63-vjeçarja fitoi mbështetjen e 261 deputetëve në parlamentin me 300 vende, falë edhe një pakti të heshtur mes qeverisë dhe opozitës.

Në më pak se 24 orë më vonë, partitë e opozitës, në një shfaqje të rrallë uniteti, mbështetën kandidaturën e saj. Ajo u votua nga partia qeveritare Demokracia e Re, partia më e madhe e opozitës, SYRIZA dhe nga Lëvizja për Ndryshim (KINAL).

Sakellaropoulou do të shërbejë 5 vjet duke filluar nga 13 marsi, kur përfundon mandati i presidentit aktual Prokopis Pavlopoulos. Gazetari i TCH Artur Bibe tregoi sesi është njohur me presidenten e parë grua në Greqi.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A të drejtë Trumpi për Groenlandën?