E plagosën rëndë me thikë në plazh, por 40-vjeçari aksidentohet rrugës për në spital
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Sarandë ku një debat midis dy personave ka degraduar në konflikt fizik. Ngjarja ka ndodhur në plazhin “Mango” ku për pasojë ka mbetur i plagosur rëndë një 40-vjeçar i identifikuar si Berti Tahiraj.
40-vjeçari ëstë transportuar menjëherë me me makinë personale për në Spitalin e Sarandës. Mirëpo, fatkeqsitë nuk kanë mbaruar këtu për Tahiraj, pasi që rrugës për në spital makina është aksidentuar. 40-vjeçari tashmë ndodhet nën kujdesin e mjekëve jashtë rrezikut për jetën, ndërsa policia ka shoqëruar disa persona në polici si përgjegjës për rastin.
/Fax News
KOHA JONË SONDAZH

