E premtja e zezë, po kthehet në modë në Shqipëri
Çdo vit e më shumë sipërmarrjet në vend po përpiqen të joshin konsumatorët që të hapin kuletat e tyre. “Me kalimin e viteve shohim që “Black Friday” po afrohet më shumë me njerëzit. Janë ditët që njerëzit i presin më shumë. Këtë vit për “Black Friday” po ka më shumë uljes e më herët. Ka pasur shumë kërkesa”, u shpreh Armela Hazizi.
Kryesisht në faqet e internetit e rrjetet sociale, por edhe në xhamat e dyqaneve apo hapësirat për promocion, kryesisht rrugën e Kavajës apo atë “Myslym Shyri”, gjen që nga syzet, telefonat, veshjet apo ushqimet me ulje nga 20 deri në 80 për qind.
Një pjesë e mirë njerëzve shpesh kryejnë blerje qoftë edhe vetëm për hir të uljeve. Duke importuar edhe arsyen se pse kryhen blerjet kryesore, edhe në Shqipëri, pjesa më e madhe e tyre bëhet për festat e fundvitit.
Origjina e “Black Friday” e përshtatur në shqip, “E premtja e Zezë” daton më shumë se një shekull e gjysmë më parë në Filadelfia, në vitin e largët 1869 kur investitorët Jay Gould dhe Jim Fisk rritën çmimet e arit dhe shkaktuan një kaos në treg.